Sunday, April 24, 2011
BAZAAR, DMTH PAZAR
botuar te Shekulli, e diel 24 prill 2011
Kam dëshirë të flas për një film. Edhe pse juve ndoshta jeni të angazhuar emocionalisht e praktikisht se kush do fitojë me 8 Maj, mua më intereson më shumë një film.
Po të më pyesin për një film të mirë të këtyre 20 viteve, mund të përmend 2-3, dhe një ndër ta është dhe “Letra Ere i Edmond Budinës”. Sigurisht, “Letra...” ka vend plot për korigjime, por është një film i ndjerë, me një histori të mirë, me një Edmond aktor dhe regjisor që të le një shije pas filmit.
Këtë radhë Budina erdhi me një propozim ngacmues: Balkan Bazaar. Që nga titulli, ti e kupton se çfarë të pret në film. Regjisorët nga Ballkani jo rrallë sjellin ngjarje që vetëm ballkanasit mund ti prodhojnë. Balcan-can, Gypsy Magic, Time of the Gypses, True Miracle e plot të tjerë janë filma që përpiqen, herë me e herë pa sukses të sfidojnë akuzën e vjetër: Ballkani prodhon më shumë histori sesa konsumon.
ESHTRAT TONA TË KOSINËS
Balkan Bazaar, është ndërtuar mbi ngjarjen e zhvarrosjes së eshtrave të Kosinës, eshtra fëmijësh e grash shqiptare të shitura për 30 aspra si eshtra ushtarësh grekë.
Për vetë temën që trajton, Balkan Bazaar i Edmond Budinës është një film i guximshëm.
Jetojmë në në vend ku sidomos artistët janë frikacakë, janë të implikuar për interesa të vockla që të mbështesin politika e individë të vegjël, prandaj guximi i një artisti për të denoncuar një fenomen të rëndë politik më shumë se social, është një risi në gjolin artistik shqiptar.
Ndoshta arti do të mund të përfaqësojë më denjësisht shqiptarët sesa politika e shtetit të tyre servil. Qoftë dhe për këtë, filmi i Budinës meriton vëmendje. Zgjedhja e autorit për ta trajtuar ngjarjen si një komedi (që megjithatë, nuk arriti dot të ishte komedi e zezë) është një zgjedhje e zgjuar. E zgjuar ishte edhe përzgjedhja e aktorëve.
Dhe, mbi të gjitha, filmi përshkohej fund e krye nga sharmi personal i autorit, Edmond Budinës. Ndjeshmëria e tij njerëzore dhe artistike, ishte e preceptueshme në film.
Aktorët, që nga vetë Budina, e më tej Sojli, Bitraku e deri te 2 të huajat, Wilkening dhe Gentili, i dhanë filmit karaktere simpatikë.
VIJMË TE PJESA ME “POR...”
Por, filmi kishte dështuar në krijimin e një teme universale, një ngjarje që ta përjetojnë fuqishëm jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Përshtypja ime është që, po të mos kesh lexuar nëpër gazeta fenomenin e turpshëm të Kosinës, vështirë se do të mund ta kuptosh filmin.
Kjo do të shkaktojë shumë vështirësi me publikun e huaj i cili ka shumë mundësi të mos e kuptojë se ç'po ndodh. Jo vetëm kaq, por mbas disa viteve kur të vijë një brez me kujtesë të dobët mediatike, as publiku shqiptar nuk do marrë vesh ç’bëhet në këtë film dhe pse.
Skenari kishte dështuar në krijimin e një ngjarjeje kompakte, me fillim e fund, të shpjeguar përmes veprimesh (e jo fjalësh) se çfarë po ndodh. Lëmshi me eshtrat e francezit, me eshtrat e tjera, me blerje kockash e më tej, çorodit edhe një shqiptar, jo më një të huaj. Nga ana tjetër, përkthimi i ngjarjes së Kosinës si një ngjarje që ndodh kryesisht për shkak të babëzisë së një Prifti (dhe ca të tjerëve aty në fshat) mu duk i thjeshtuar më shumë se sa duhet.
Në tërësi gjarja m'u duk e trajtuar pa kujdes, shumica e personazheve nuk kishin as biografi e as të ardhme. Historia niste e copëtohej derisa nga fundi humbiste fare e ti nuk mbaje mend për çfarë nisi konflikti në film, personazhet kryenin veprime të pajustifikuara - gjatë tërë filmit pata ndjesinë e njeriut që ka dremitur ca minuta në kinema e kur i del gjumi nuk kupton atë që po ndodh më pas në film.
P.sh., diku nga mesi, gazetari (Genti, luajtur nga V. Vishka) nis e flet maqedonisht, e ti nuk e kupton pse e bën ai këtë. Kaq. Kjo skenë rri e ngulur si hu në mes të filmit, ky fakt mbi një personazh kryesor s’ka as prejardhje e as nuk zhvillohet më vonë. Të tilla, filmi kishte plot. Nga ana tjetër, Vishka, besoj se i nisur për të qenë personazh kryesor i filmit, ishte më pak kryesor sesa shoferi i vet. Funksioni i Vishkës rezultonte vetëm për të na dhuruar skenat e seksit me Gentilin.
Është mëkat që 2 personazhe (Genti e Dionisi) që janë të vetmit që mbartin linjat e dashurisë në film (bashkë me 2 të huajat) të përfundojnë personazhe periferikë në film.
PYETJET PA PËRGJIGJE
Pse 2 të huajat, nënë e bijë, flisnin njëra frëngjisht e tjetra italisht? Ku na qenka ky fshat ku të tërë na i dinë nja 2 fjalë anglisht? Kush qenka ky francez që paska lënë eshtrat në një fshat të humbur shqiptar? Mos ka qenë gjë oficer i Napoleonit? Si është e mundur që e bija që bërë tërë atë rrugë për ti këtkuar eshtrat, i shiti si pa gjë të keq te mashkulli i parë që fjeti në krevat? Cilat femra të huaja, herën e parë që bëjnë seks me një mashkull flasin për Pirron e Epirit? Për më tepër, cili mashkull shqiptar u bënka këto muhabete? Nëse kameramani është edhe shofer (siç tregohet në fillim të filmit) pse më vonë është pasagjer i gazetarit? Pse kameramani e fillon filmin duke folur tironçe e përfundon letrarçe? Në fund të skenës së kërkimit të eshtrave në kishë, ku përfundoi znjsh. Gentili? Çfarë funksioni luajti? Nëse nuk duhej në këtë skenë, pse ishte futur me zor? Si nuk e pamë gruan e Dionisit tek vinte? Në cilën kamionçinë na u ndodhkan “rastësisht” 3 flamuj, shqiptar, grek e francez? Kur paketuan plaçkat, pse i futën në çanta, nëse do i hidhnin?
Dhe, dreqi e mori, nëse aktorët e nisën me fuoristradë, më pas brodhën me veturë, si përfunduan me atë kamionçinën në fund?
DUKE QARË KOMEDINË
Filmi ishte komedi, por komedia nuk bazohej mbi situata. Pjesa më e madhe e situatave të humorit ishte bazuar mbi shqiptarë që flasin keq anglishten. Po ky lloj humori, përveçse shumë i vjetër (i famshmi fjalor italisht-shqip apo anglisht-shqip “ah punto nero, punto nero” apo “in the head of your mother” qarkullon në internet që prej 10 vitesh e më shumë), por tashmë është shterruar në programet humoristike televizive. Fakti që ka njerëz që akoma qeshin me të në kinema, nuk është vlerë për filmin, por është keqardhje për nivelin e shikuesve.
Kësisoj, të ndërtosh një komedi të tërë bazuar mbi keqkuptime linguistike, jo vetëm që është “junk food” për publikun tashmë të ç'edukuar të kinemave shqiptare, por do të jetë shumë vështirë të perceptohet nga shikuesit e mundshëm jashtë vendit. E vetmja skenë që e kishte të justifikuar humorin me ngatërrimet e gjuhëve, ishte ajo e përkthimit tek kafja e fshatit.
Më shumë se pazar ballkanik, ky film ngjante si një pazar të çmendurish, sepse shumë ngjarje apo sjellje të personazheve shikuesi nuk arrinte ti kuptonte pse. Gjasat janë që dhe titulli iu vu filmit pas mbarimit, për të justifikuar katrahurën që ndodh brenda. Por katrahura, ishte katrahurë e paplanifikuar.
VOGËLSIRA TEKNIKE
Nuk dua të flas për aspekte teknike si xhirimi, apo montazhi, që për aq sa mund të gjykoj unë ishin me shumë të meta, por, më duket e pafalshme që në film kishte sekuenca xhirimi që ishin përdorur nga 2 herë.
Muzika ishte jo autentike, një muzikë që me zor kërkonte të krijonte një atmosferë alla-Kusturica. Akoma më shqetëson mentaliteti për të bërë gjëra alla-Kusturica. Meqë Kusturica pati sukses duke pikturuar një ballkan ekzotik dhe muzika në filmat e tij ishte shenjë autenticiteti, kjo nuk do të thotë që çdo film mbi Ballkanin duhet të ketë atë muzikë.
PËRTEJ SIMPATISË
Fimi mbetet një film i guximshëm. Shumë njerëz mund të entuziazmohen nga kjo.
Por, unë besoj se kur del nga kinemaja nuk është e rëndësishme të thuash “mirë ua bëri”. Nga një film i bukur, ti del duke lëshuar frymën, “Ueh! Çfarë filmi!”
Autori do kish arritur një ndërgjegjësim publik shumë më të lartë duke bërë një dokumentar mbi eshtrat e Kosinës sesa një film të parealizuar mirë.
Simpatia personale që kam për Budinën, do më kishte shtyrë të bëja sikur nuk e kam parë filmin. Artistët shqiptarë jo vetëm nuk durojnë të kritikohen profesionalisht, por ta mbajnë vëth në vesh për tërë jetën dhe të klasifikojnë armik personal.
Por, në fund të fundit, besova se është më mirë për autorin që dikush t’ia thotë ndershmërisht defektet, se të fshihemi pas hipokrizisë kaq të përhapur mes artistëve shqiptarë që të lavdërojnë në sy e të shajnë pas krahëve.
Artistit, i bën më mirë e vërteta lakuriqe.
Si në skenën përmbyllëse të filmit (për mua më e bukura): një plan i madh me 2 trupa lakuriq që bëjnë seks në karrocerinë e një kamionçine.
Sunday, April 17, 2011
1 DITË SI KRYEMINISTËR
botuar te Shekulli, e Dielë, dt 17 Prill 2011
Shitja 2 vajzave të vogla nga i ati, për të kënaqur epshet e disa pedofilëve ruralë, më ka rrënqethur.
Nga të gjitha krimet, dhuna, e aq më tepër seksuale ndaj fëmijëve, më duket më çnjerëzori. Sepse, fëmijët nuk i kanë bërë keq askujt. Nuk zotërojnë prona e nuk kanë toka për të shitur. Nuk votojnë, e as numërojnë vota. Fëmijët nuk marrin kokainë për të përballuar fushatën, e as ndërtojnë vila duke mbjellë hashash. Fëmijët nuk vrasin njerëz, nuk e dinë ç’është NATO e nuk kanë kanë nevojë për viza. Fëmijët, nuk kërkojnë asgjë. Përveçse të luajnë e të jenë të mbrojtur.
Shoqëria jonë i dënon pedofilët, e prapëseprapë, ne kemi ndërtuar një shoqëri që i favorizon ata në maksimum.
Edhe tani, ndërsa po lexoni, diku, fëmijë të tjerë janë duke u dhunuar larg syve tuaj, me ose pa dijen e prindërve, nën heshtjen fajtore të shumë të tjerëve.
I gjendur i pafuqishëm, e vetmja mënyrë që më shkon mendja për ti shpëtuar ata fëmijë, është të bëhem qoftë dhe për 1 ditë njeriu që ka mundësi VËRTET të bëjë diçka në këtë vend. Për ti shpëtuar ato, ose të paktën të tjerë fëmijë si ato, unë duhet të jem për 1 ditë Kryeministër.
2 VAJZAT NË DERË TË MEDIES
Si Kryeministër, kam fatin e keq të rrethohem vetëm nga njerëz të pasur, e që gjatë këtyre 24 orëve do të bëhen akoma më të pasur.
Asnjë prej njerëzve që më rrethojnë, bashkëpunëtorë e armiq, nuk i njeh personalisht e as ka për ta njohur atë familje e ata fëmijë. Ata, janë askushi, vajzat e askushit, në fshatin e humbur të askushëve.
Prandaj, unë si Kryeministër e kam të vështirë ta marr vesh hallin e tyre nga njerëzit që më rrethojnë. I vetmi komunikim i imi me botën reale, janë mediet.
Unë Kryeminstri për 24 orë, do të lecoj veç një herë në mëngjes gazetat. Ja, njëra merret me varrin e Fishtës. Tjetra me debatet absurde mes një politikaneje shqiptare e një rumuni, debate, që duhej të vlenin më shumë për gazetat rozë. Nja 2-3 gazeta nuk i lexoj, dhe për të mos më acaruar, nuk m’i sjellin as në zyrë.
Në ato gazeta ku lajmi ka dalë, zë një katrorth të vockël në cep, të njëjtë me lajmet e futbollit ose me lejmet ekonomike pa rëndësi. Diku paska dalë titull kryesor! A thua se titujt kryesorë do e ndryshojnë ndërgjegjen e këtij vendi që i lexon pret lajmet si të ishin rubrikë kuriozitetesh guiness?
Unë mund të lexoj shkarazi për dramën e atyre dy vajzave, vetëm një ditë në vit. Të nesërmen ato nuk përmenden më.
Në tërë vendet e botës ky lajm do kishte ndenjur me muaj të tërë në faqet e para, do kishte angazhuar personalitete të shumta në debat publik, do kishte lënë pa gjumë popullsinë. Gazetarët investigativë do kishte rrëmuar për të gjetur përgjegjësit e këtyre fatkeqësive. Deputetët do kishin qarë para kamerave duke kërkuar falje. Sepse, në ngjarje si kjo, del në pah një sistem social i dështuar! Dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
Ndërsa në botë do ishin prerë dhe koka, në vendin tim përdhunimi i dy vajzave të vogla, shitja e prostituimi i tyre, harrohet për 3 ditë, dhe më e keqja, rishfaqet herë pas here, çdo disa muaj, si të ishte një virozë stine që s’kemi ç’ti bëjmë.
Unë si Kryeministër, nuk mund të reagoj nëse nuk e ndjej opinionin publik të shqetësuar, unë, nuk bëj asgjë pa patur presion publik e mediatik. Dhe media, ka halle të tjera. Media, ka hallin e kandidatit të vet për bashki.
Po ç’faj ka media? Ajo jeton duke shitur lajmin. Dhe dramat rurale nuk janë në modë. Ka lajme që bezdisin klientët. Ka lajme, që janë tepër larg. Sa më i largët lajmi, aq më i vogël katrorthi ku shfaqet.
Lajmi për 2 vajza të shitura nga i ati është i vogël, sepse ato janë vajzat e askushit. Ato jetojnë në askund. Ato, janë thjesht 2 vajza nga fshati.
Unë Si kryeministër i urrej pedofilët, por një ngjarje nuk ka ndodhur nëse nuk del në media. Gjithçka harrohet, po e harroi media.
2 VAJZAT NË DERË TË POLITIKËS
Unë vetë, si Kryeministër, jam i ndjeshëm ndaj fëmijëve. Por vendi ka shumë halle, firma që duhen hedhur, bashkëpunëtorë që duhen motivuar. Është kohë fushate.
Sikur këshilltarët e mi të ishin pak më të zgjuar, do të më kishin këshilluar ta përdorim ngjarjen për avantazh politik. Por ja që më vijnë në zyrë e më raportojnë për fushatën, kryesisht në nivel thashethemesh.
Atyre as u ka rënë në sy që dy vajza të vogla janë shitur për seks te pedofilët. Kanë halle të tjera, thashetheme të tjera. Plus që vjen një DJ i famshëm dhe ka një party në darkë.
Në drekë, vjen të më takojë deputeti që mbulon zonën e pedofilëve. E shoh gjatë në sy. Ka hallin të konsultohet për listat e komunës. Ose ti firmos një hidrocentral. Ose të kërkojë një vend pune për të shoqen. Ose, ta fus prapë në listë. As ky, nuk do të më thotë çfarë ka ndodhur në atë fshatin e humbur, sepse ai kujton se Kryeministrin nuk mund ta bezdisë me një kërkesë më tepër. Një kërkesë më tepër, që nuk është hall i tij.
Pasi ikën Deputeti, i vetmi shans që të më qajë hallin e 2 vajzave në Mborje mund të jetë ndonjë grua e dhembshur. Gratë e politikës, mund të jenë prekur ca. Mund të kenë thënë me vete: “Çfarë kafshësh”. Sigurisht, ato harrojnë që janë në politikë në radhë të parë për të mbrojtur 2 vajzat e vogla nga kafshët. Por, gratë e politikës këto kohë kanë halle burrash. E për më tepër, nuk duan ta bezdisin Kryeministrin 24 orësh.
Për këtë punë, paguhen shoqatat.
2 VAJZAT NË DERË TË SHOQATAVE
Ka një numër pa fund shoqatash grash, fëmijësh e të drejtave të njeriut. I kanë selitë në Tiranë, në mes të Bllokut, punojnë në zyra me kondicionet e bëjnë vazhdimisht trainime jashtë.
Ka plot që jetojnë me fonde qeveritare. Sigurisht, shoqatat mund të bënin diçka, por ja që janë të angazhuara në fushatë. Shumë prej tyre po merren me paradën e “intelektualëve” të fushatës.
Të tjera janë të zëna me trainime. Po bëjnë “evaluim”-e të projekteve.
Që të shpëtojmë ca fëmijë duhet aplikuar për projekt, duhet marrë fondi, duhet manaxhuar, duhen bërë intervista për punë, duhen bërë “surveys”... A thua Pedofilët do të presin rezultatet e survey-t dhe evaluimin e projektit?
Nuk dua ti fus të tëra shoqatat në një thes, po mua, më interesojnë 2 vajza në Mborjen e largët, të gjendura pa mbrojtje nga askush. Dhe që nuk i mbrojti askush. Të tjerë fëmijë po abuzohen dhe tani, dhe unë nuk kam kohë të pres për shoqatat. Unë jam një Kryeministër vetëm për 24 orë.
Kaq janë shumë pak për të reformuar tërë sistemin.
2 VAJZAT NË DERË TË MINISTRISË SË ARSIMIT
Një sistem arsimor i mirë, jo vetëm krijon një sistem të shëndetshëm monitorimi për fëmijën, por, sjell një ngritje të tërë popullsisë. Një popullsi më e arsimuar, prindër që nuk janë analfabetë pasivë, do të ishin një mbrojtje e mirë për fëmijën.
Sigurisht, pedofilë ka në të gjithë botën. Por vetëm te ne pedofilët peshkojnë romët e vegjël mu te këmbët e 15 katëshit. “Në këmbë të hotelit/I fshihen qiellit/Femijë pa shtëpi” shkruan Ervin Hatibi për fëmijët e 15 katëshit. “E kështu në atë errësi/nis i merr/Gjumi i natës/e i grumbullon/Me autobusin e vet transparent/Xhamathyer/pa shofer”
Unë si Kryeministër, nuk kam kohë të lexoj poezitë e Hatibit. Unë, vetëm mund të lexoj raportet ministrore.
Por nuk mund tia vëmë fajin Ministrit të Arsimit. Nuk e ka fajin ai që me abuzimet e nxjerra nga Kontrolli i lartë i Shtetit, mund të ishin ndërtuar 100 shkolla në vit. Nuk e ka fajin ai që vendet e punës si mësues e drejtorë shkollash i zënë militantë që nuk dinë të shkruajnë emrin e vet, jo më të përmirësojnë sistemin. Ai vetë, as di se ç’po ndodh. Ai vetë, fëmijët e vet i shkollon jashtë.
Pastaj, fajin e kanë komshinjtë. Është e pamundur që njerëzit e fshatit të mos e dinë ç’po ndodh. Komshinjtë. Farefisi. Të tërë kanë bërë një marrëveshje të ndyrë e të heshtur.
Dhe, mos i besoni pseudo-kritikëve që do thonë se filozofinë e “mbyll gojën e mos u ndje, ç’të duhet ty!” e paskam sjellë unë!
Unë, kam vetëm 24 orë si Kryeministër.
2 VAJZAT NË DERË TË MINISTRISË SË PUNËS,ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA
Ka një Ministri që do duhej të trajtonte njerëzit e margjinalizuar nga sistemi. Ministria e Shanseve të Barabarta. Ministria Ku Luhet Tetris e Pihen Kafe. Të paktën, kaq e di, edhe pse jam vetëm 24 orë Kryeministër.
Sigurisht, nuk është faji i Ministrit tim pse populli është i varfër. Skamja, papunësia, mospasja e asnjë alternative mbijetese i detyron prindërit të harrojnë që janë prindër e të shesin fëmijët për seks me 20 mijë lek të vjetra, aq sa ministri harxhon naftë në ditë nga shtëpia në punë e kthim. Fajin e ka skamja, jo Ministri.
Nuk është faji i Ministrit, pse nuk ka institucione që të parandalojnë abuzimin. Tani, institucione edhe ka, më duket se është një linjë e gjelbër diku... po ç’faj ka Ministri që ata katundarët nuk kanë as telefon, e jo më të dinë numrin e “help line”-it?
Tani, mbase edhe është faji i tij, po ajo është Ministri e aleatëve, dhe sinqerisht, edhe po të dua, nuk kam ç’ti bëj. Ai është feudi i vogël i aleatëve të vegjël. Ka kaq kohë që Kryeminstri nuk shkel aty. Akoma në të njëjtin vend i kanë zyrat?
2 VAJZAT NË DERË TË BALLËS, PEZËS E FEVZIUT
Në mbrëmje unë Kryeministri, ulem për të parë TV. Por ato 2 vajza vështirë se do ti shoh në ekran.
Ekrani u përket njerëzve me kollare të shtrenjta e fustane 1 mijë euro.
Unë madje, i njoh dhe analistët në emisione. Disa i paguaj unë që të më ndihmojnë në fushatë, disa, i paguan ai tjetri. Të tërë kanë përveshur mëngët. Është kohë fushate.
Sikur qoftë dhe njëri prej tyre, të kishte ndërprerë bisedën e të kishte permendur fëmijët e prostituar të Mborjes, sikur vetëm të ngrihej e të linte emisionin me indinjatë, do të isha shqetësuar. Vetëm sikur, sikur të paktën të kishte ngritur gishtin për të më treguar mua e botës se çfarë krimi po ndodh, unë si Kryeministër, do kisha parë andej nga tregon gishti i tij.
Ata janë analistët e shoqërisë civile. Janë aty, për të treguar me gisht.
Fëmijë si ti bëhen sapo i mallëngjen ndonjë/ vjershë e përkthyer apo gotë shampanjë/ Fëmijë,por që s’kanë ftohtë si ti janë/ ministra, vipa, mendimtarë zyrtarë/ Trashëgimtarë shtatë brezash... Ata/Që na vënë revolucionin si alternativë/Për të na qeverisur me frikën nga ai/Ata që na trembin me anarkinë
Ata që deformojnë fenë dhe fjalinë/Për të mos prishur rehatinë/Për mos të të ngrohur/Mbrohen pas faktit se nuk të kanë njohur/Personalisht... shkruan Hatibi.
Analistët e gazetarët, ja hedhin fajin sistemit.
2 VAJZAT NË DERË TË BURGUT
Nuk dua të dëgjoj për burgun, as armiqtë e mi politikë nuk dua të përfundojnë atje. Ata më duhen, me dosjet e tyre të pista, këtu. Pastaj, burgu është për të varfrit. Të pasurit, kanë treguar që vlejnë aq sa të mos hyjnë atje.
Çuditërisht, i vetmi vend ku pedofilët ruralë gjejnë vendin e merituar është burgu. Të burgosurit, qofshin vrasës apo trafikantë, nuk i durojnë pedofilët, dhe ua nxijnë jetën me sa munden.
Prokuroria do ti fusë brenda ata prindër bashkë me pedofilët. Nëse ata nuk kanë lidhje të forta ose para të mjaftueshme mund të kalben brenda përjetë. Nëse kanë lidhje dhe para, pedofilët do të dalin pa u ndjerë e pa u lagur prej sistemit gjyqësor kur çështja të jetë harruar. 3 ditë. Aq sa zgjat kurioziteti i publikut. Unë, si Kryeministër, harroj pak më shpejt. Ndoshta për 24 orë.
2 VAJZAT NË DERËN TIME
Mos më keqkuptoni. Unë si Kryeministër, personalisht, i urrej pedofilët. Po ta kem në dorë, i zhduk nga faqja e dheut. Por, mes meje e hallit të tyre, janë një numër i pafund hallkash që nuk e lejojnë fatkeqësinë të vijë deri te unë.
Unë mund të kisha bërë shumë për këto vajza e të tjerat si ato, vetëm sikur, vetëm sikur, qytetarë të tjerë të këtij vendi të kishin bërë aq sa duhet për të më tërhequr vëmendjen. Ose të paktën, të kishin bërë punën e tyre.
Në fund të 24 orëve, unë jam vetëm Kryeministri i dy vajzave 8 dhe 10 vjeç nga fshati të shitura nga prindërit për prostituim për 20 mijë lek të vjetra.

Sunday, April 10, 2011
SKLLEVËRIT ME KOLLARE TË BARDHË (II)
botuar te Shekulli, dt 10 prill 2011
Prej mëse 1 shekulli, në perëndim, kollarja e bardhë përfaqëson njerëzit që bëjnë punë zyrash. Ata mund të punojnë në zyrat e shtetit, të kompanive të mëdha apo në ndërmarrje të vogla, private.
Punonjësit me kollare të bardhë kanë shkollim, kush të mirë, kush të dobët, por ama e kanë të tërë të paktën një diplomë; kanë ambiciet e tyre për karrierë, disa sepse ndjehen profesionistë, disa sepse e kanë rrugën e shtruar; kanë personalitetin e tyre, kush më rebel, kush më i kompromisit; kanë statusin social dhe kredi në banka që ua mundësojnë këtë; kanë programet e preferuara në TV dhe lokalet e tyre të pasdites.
E prapë se prapë, janë skllevër.
Mbijetesa në një punë të mirë zyre në Shqipëri nënkupton një varg kompromisesh të forcuara (për të përdorur një term tenisi), sepse, sado të shkolluar që të jenë, ata mbeten prapë njerëz që paguhen me rrogë. Dhe, Shqipëria është vendi që thuajse kushdo që të jep rrogën mendon se po të bën një nder të madh. Është kulti i ri i parasë. Ai që ka paranë është gjithçka. Ai që ka dijen, ose profesionin, është një hallexhi që do punë.
Mosrespektimi i individit si person dhe si profesionist, deri në dhunim të tij, është baza e marrëdhënieve në punë jo vetëm për punëtorët e krahut, por dhe për punëtorët e zyrave.
Sipas C. Wright Mills, sociolog amerikan, njerëzit me kollare të bardhë shesin jo vetëm kohën e tyre, por dhe personalitetin e tyre.
NJERËZIT E ADMINISTRATËS
Më i dukshëm abuzimi ndodh me të punësuarit në pronën e askujt: zyrat e shtetit. Pardon, me pronën e atij që është fituesi i zgjedhjeve të radhës.
Abuzimi fillon që me fitimin e vendit të punës. “Nuk shkoj më as të kërkoj punë”, këndon Masini në një këngë të para 20 viteve, “të bëj konkurse që i fitojnë gjithmonë ata”.
Vendet e punës në administratën shtetërore, punëdhënësi më i madh abuziv në këtë vend, zihen me konkurse të sajuara dhe këtë e dinë të gjithë, me përjashtim të Kryeministrit dhe Kryeprokurores. Sapo lirohet një vend, njoftohet një fatlum që ka lidhjet e duhura dhe ai gjen 2 shokë që do paraqiten formalisht në konkurs me të, sa për të krijuar idenë e konkurrimit.
Punësimi në shtet është kthyer në monedhë shpërblimi i mijëra militantëve që kanë votuar e do të votojnë Partinë pa ide, pa program, por me një Ministër. Ministrat e partive të vogla në të tëra koalicionet ua varin “kollaret e bardha” militantëve me qafë të pisët.
Drama e kësaj situate është që të tërë e konsiderojnë normale.
Kur një kandidat premton 34mijë vende pune, e ka seriozisht, 34 mijë njerëz mund të pushohen në Bashki për të liruar vend për 34 mijë votat e tij.
Shumë vende në administratë blihen. Ka njerëz që blejnë me rrogën e 2 viteve (të ardhshme) një vend pune, qoftë mësues, inspektor tatimesh apo doganier. Imagjinoni racën e re të mësuesve që po krijohet.
Disa të tjerë paguajnë muaj për muaj “të dhjetën e kishës” te shefi që nuk i pushon nga puna. Këto raste janë aty, të panumërta. I dinë të gjithë. Me përjashtim të Kryeministrit e Kryeprokurores.
Kjo marrëdhënie me vendin e punës ka krijuar një trupë votuesish që voton për të hequr ca nga puna e për ti zënë ato vende vetë. Kjo trupë janë gati të votojnë edhe për djallin, në qoftë se ai premton t’i mbajë në punë.
Ky sistem prodhon votues të sigurt, por njëkohësisht edhe njerëz të palumtur.
NJERËZ TË PALUMTUR
Njerëzit janë të palumtur, kur janë të detyruar të bëjnë kompromis me të tëra format jo vetëm për të marrë vendin e punës, por dhe për ta mbrojtur atë.
Paradoksi në administratën shtetërore ka sjellë në drejtim njerëz që nuk dinë as të shkruajnë shqip por që mund ta pushojnë nga puna një vartës profesionist pa asnjë arsye, vetëm se janë të kompleksuar se ai di më shumë se ata.
Nëpunësit, janë të detyruar tu buzëqeshin shefave injorantë, të komanduar me një vendim Partie.
Pushimi për hir të bindjeve politike, është një fenomen masiv në administratë. Kjo i detyron punonjësit të dalin në mitingjet e Partisë, madje dhe të brohorasin me hipokrizi që të duket se e duan partinë seriozisht. Ky sistem që i çon nëpunësit drejt perversionit, është kriminal. Kriminal, se abuzon emocionalisht me mijëra njerëz, por kriminal, edhe sepse i shkaton buxhetit të shteti miliona euro dëme.
Pushimet abuzive nga puna kanë bërë që për vit, për shkak të gjyqeve të humbura nga Shteti, ky i fundit të jetë detyruar të paguajë miliona euro për të dëmshpërblyer të pushuarit pa të drejtë nga puna.
Askush nuk mban përgjegjësi, edhe pse këtu përgjegjësia është e identifikueshme kollaj.
Kjo ndodh në administratën shtetërore, qoftë qendrore a lokale, ku të paktën, je i mbrojtur nga statusi i punonjësit civil. Në zyrat e privatit, situata është akoma më e rëndë. Aty, për hir të rrogës, je i detyruar të kërcesh vallen sipas gërnetës së Shefit të madh, edhe nëse je ekonomist me profesion.
PRIVATE DANCER
Zyrat e privatit, janë zyrat ku individi dhunohet akoma më shumë.
Kapitalizmi shqiptar, ka prodhuar një racë interesante kapitalistësh të pashkollë. E vetmja “shkollë” e tyre, është përvoja e sistemit kooperativist, të cilën e aplikojnë në masë të madhe në bizneset e tyre. Manaxhimi i bizneseve me familjarë të paaftë e arrogantë, me dashnore me gjysma shkollash, me miq e me fëmijë miqsh, bën që punonjësi të jetë përherë i pasigurt, dhe i dhunuar profesionalisht.
Nepotizmi dhe favoret seksuale lulëzojnë. Kasta e shefeve të reja e seksi, është trend, tashmë. Vetë pronari, di gjithçka, më mirë se kushdo. E kemi thënë, pronari shqiptar, qoftë dhe ai i një firme me 5 punonjës, është Zoti. Prandaj përzgjedhja me bazë meritash e profesionalizmi i punonjësve nuk ka qenë kurrë kriteri bazë i kapitalistit të ri shqiptar.
Ky koncept shqiptar për manaxhimin i ka rrënjët të thella në kolapsin ekonomik të viteve ’80, shkaktuar pikërisht nga keq-manaxhimi i ekonomisë me baza politike, nepotike e jo-profesionale. Akoma sot, ka biznesmenë që funsksionojnë sipas parimit të Enverit: “shponi këtu, se ka naftë.”
Në kushtet e një shteti prej kartoni e pa forcë shtrënguese, një pjesë e madhe e punonjësve janë me kontrata të parregullta, pa kontratë fare, ose me kontratë minimale. Por, kontrata nuk të mbron dot nga dhuna e privatit.
Aty mund të fluturosh nga puna për një kapriço të pronarit, dhe nuk ka asnjë gjyq ku mund ta fitosh të drejtën. Bëhet fjalë për njerëz që mund ta blejnë kur të duan sistemin.
SKLLEVËRIT NË SKRIVANIRA
Në një studim të para ndonjë viti, botuar në The Guardian, në Angli kishin identifikuar të paktën 8 klasa. Megjithatë, 63% e britanikëve e quan veten klasë punëtore, edhe nëse punon pas një skrivanie.
Meritokracia, ky termi i rifutur në qarkullim nga Toni Bler (Nano kur shihej në pasqyrë në vitet e para të mbretërimit të tij, nuk shihte veten, por Toni Blerin) ka dështuar për të krijuar një shoqëri të re, pa klasa.
Gjëja më e trishtueshme në palumturinë e kollareve të bardha, është fakti që shumë prej tyre, do donin të mos bënin kompromis, do donin ta bënin punën e tyre me profesionalizëm, e të ngjiteshin në karrierë me meritën e tyre.
Në sistemin shqiptar, kjo është e pamundur. Atëherë, çfarë duhet të bëjnë njerëzit e zyrave? Ata kanë zgjedhur të konformohen.
Nëse proletariati nuk ka asgjë për të humbur, veç prangave, njerëzit e administratës kanë shumë për të humbur.
ÇFARË KANË PËR TË HUMBUR?
Ndryshe nga proletarët që shesin krahun e punës, kollaret e bardha kanë diçka më shumë se vetëm punën. Kanë një jetë sociale. Kanë një rreth miqsh. Pinë ndonjë gotë në darkë. Dalin në Living Room 1 herë në javë. Bëjnë pushime 1 herë në vit, një javë a dy, aq sa mund të kenë leje nga pronari. Kanë këstin e kredisë së makinës për të paguar. Të gjitha këto arsye të vogla të shtyjnë drejt ca kompromisesh të vogla, drejt uljes së kokës, drejt pranimit të dhunimit të të drejtave të punës.
Nëse ikin nga puna me sherr, gjasat për punë janë të vogla. Ekziston një Sindikatë informale e Pronarëve, që i bëjnë ndere njëri-tjetrit duke e ngordhur urie rebelin.
Të gjitha këto ju besoj i dinit. Tani do doja tju thoja diçka, që ndoshta nuk e dinit. Ka një zgjidhje.
AJO QË NUK E DINIT
Zgjidhja është, çuditërisht, ligji shqiptar. Ligji shqiptar që mbron sindikatat dhe u jep atyre tërë të drejtat e sindikalistëve në tërë botën. Ato të drejta që në Amerikë është dashur një luftë e gjatë për ti fituar, ne, pa bërë asgjë, i kemi gati, edhe pse nuk dimë ti përdorim.
Drejtuesit e sindikatës nuk i heqin dot nga puna, qoftë kjo bankë, punishte sallami apo kompani celulare. Sindikata, ka një fuqi shumë të madhe ligjore për të mbrojtur anëtarët e vet, me anë të grevave të ligjshme. Sindikata mund ta pezullojë punën e ndërmarrjes, derisa të drejtat e punëtorve të mos dhunohen.
Sindikata, funksionon, çuditërisht më mirë sesa mafia! Nuk ka nevojë të prisni me levë te dera ish-pronarin që ju ka mbajtur rrogën. Mjafton, të ndërtoni një sindikatë!
Ndryshimi i marrëdhënieve të punës do të fillojë kur një djalë i ri në një Bankë të shkojë para drejtorit e ti thotë: unë jam kryesindikalisti i punëtorëve të bankës. Në atë moment, peshorja do të shkojë në vend, pavarësisht se mamatë e gratë e dhimbsura do të tremben për fatin tënd.
KAPITALIZMI ME FYTYRË NJERIU
Që kur del nga shtëpia, mamaja të thotë: mos fol kundër, se të heqin nga puna. Kur del në bulevard, gruaja të thotë: mos kalo me duar në xhepa se të vrasin me snajper. Frika nga shpalosja e bindjeve, apo mbrojtja e të drejtave na ka hyrë në palcë. Ndjehemi të pambrojtur, në një sistem ekskluziv për ata që kanë lekë.
Ajo që kapitalistët shqiptarë nuk duan ta kuptojnë, është që njerëzit e qetë punojnë më mirë. Njerëz që nuk jetojnë me ankthin e heqjes nga puna, krijojnë më shumë, japin më shumë. Njerëzit e lumtur, krijojnë një mjedis të lumtur. Dhuna ndaj punëtorëve, qofshin punëtorë krahu ose punëtorë skrivanie, pjell vetëm subjekte që urrejnë dhe që sabotojnë. Është në të mirën e sipërmarrësve një vend me njerëz të lumtur, të gatshëm të harxhojnë rrogën për të blerë produktet e tyre.
Ky mund të mos jetë saktësisht ajo që kuptohet me “kapitalizëm me fytyrë njeriu”, por, të paktën është një kapitalizëm inteligjent.
Kapitalizmi inteligjent u shërben në radhë të parë kapitalistëve. Dita kur kollaret e bardha do heqin kollaret e do dalin në rrugë për të grisur sistemin prej kartoni, do jetë një ditë aspak e lumtur për ata që kanë gjithçka.

Monday, April 4, 2011
Punëtorë të gjithë vendit, bashkohuni (I)
botuar te Shekulli, 3 prill 2011
Ka një grup njerëzish për të cilët, realisht, asnjëherë, askush nuk kujtohet. Këta janë punëtorët. Kur them punëtorët, më pëlqen t'i konsideroj në konceptin marksist të fjalës: punëtorë janë ata që kanë vetëm krahun e punës dhe asgjë tjetër. Ata nuk kanë në krah të tyre asnjë: as politikën, as paratë, as sistemin arsimor, as gjyqësorin madje as vetë sindikatën e tyre.
Shkurt, janë në të njëjtin nivel të drejtash si në kohë të Marksit.
Unë e di që ata nuk para lexojnë gazeta, sepse po u bëhet lavazh truri me "reality show" dhe "trash TV", por, këtë shkrim nuk po e shkruaj për ta. Ndryshimi i statusit të tyre social, duhet ndryshuar, për të na shpëtuar ne të tjerëve.
PROLETARIATI
Nganjëherë duket sikur nuk ekzistojnë më njerëz të tillë. Jetojmë në një vend ku diçka ekziston, vetëm nëse del në TV. Vetëm kur bie ndonjë punëtor nga skelat ose vdes ndonjë minator në vrimat e quajtura miniera, kujtohemi që ata janë, diku, duke bërë punë për ne. Ose, kur na duhet të dalim te kthesa e Unazës për të gjetur 2 fakirë me 5 mijë lek të vjetra për të na ngritur frigoriferin deri në kat të 3-të.
Punëtorët shqiptarë dhunohen në të gjitha format e mundshme. Ata marrin rroga tepër të ulëta, marrin në vit më pak sa ç'mund të harxhojë për darkën e vitit të ri një deputet, apo më pak se ç'merr Blendi Fevziu për një emision. Punëtorët punojnë në kushte mizerabël teknike, mes helmeve, skelave, gurëve, gropave e vrimave të pasigurta nën tokë, kryesisht pa kontratë ose me kontratë të parregullt, shpesh në shkelje me kodin e punës.
unëtorët goditen e dhunohen fizikisht nga pronarët. Po të jenë femra edhe kapen me hir a me pahir. Ata mund të flaken nga puna në çdo moment, pa asnjë arsye, pa asnjë mbrojtje, pa i parë në sy, për një kapriçio të pronarit. Jo rrallë, u mbahen arbitrarisht paratë që u takojnë.
E, ata nuk kanë ku të ankohen. As te Zoti. Pronari, për ta është Zoti. Madje, më shumë se Zoti. Zoti na administron individualisht, pronari na mban me bukë fëmijët. Pronari, mund edhe të të rrahë, sepse ai nuk është vetëm pronari i punës tënde, por dhe i yti si individ, edhe i votës tënde, edhe pronari i fëmijëve të tu.
Po qe se pronari të nxjerr në rrugë, ti dhe familja jote jeni të vdekur. Këto gjëra ndodhin përditë, por, pak na bien në sy. E para se kemi të tërë hallet tona, e dyta, se jemi të tërë si fëmijë që na hutojnë me lloj-lloj raketakesh, dhe e fundit, proletarët janë jashtë interesit tonë. Sepse, ata janë të përjashtuarit.
KUFOMA SHOQËRORE
Ata janë të pashkollë. Sistemi i ka përjashtuar që në lindje. I vetmi shans që u jepet është që femrat ti bashkohen prostitucionit dhe meshkujt gangsterëve. Përndryshe, alternativa e vetme që të jetojnë tërë jetën të ndershëm por në mjerim.
Punëtorët, kur janë burra, shndrrohen që ditën e parë të punës, në qenie pa personalitet.
Burrat, janë qenie të shburrëruara para grave të tyre, sepse janë burra të pazotë për t'i dalë zot familjes së tyre. Baballarët që rrihen me grushte nga pronari në punë, janë ata që do të rrihen nga të bijtë e papunë nesër, janë ata që rrahin gratë në shtëpitë e tyre sot.
Gratë që duhet të punojnë me çdo kusht, përndryshe fëmijët nuk do kenë ç'të hanë, janë ato që do të pranojnë çdo kompromis, për hir të fëmijëve. Të atyre fëmijëve që rriten duke mësuar kompromisin çnjerëzor të ekzistencës.
Po atëherë, pse nuk ngrihen? Pse nuk dalin për të mbrojtur të drejtat e tyre? Kjo nuk ndodh, sepse, klasa punëtore është momentalisht e paaftë të mbrojë veten dhe të drejtat që as nuk e di që i gëzon.
KODI I TYRE I PUNËS, DHE KODI YNË I NDERIT
Ata janë të pambrojtur nga sistemi gjyqësor, e të neglizhuar nga sistemi politik. Punojnë pa kontrata ose me kontrata të parregullta, madje edhe po të kenë kontrata të rregullta ata nuk kanë asnjë shans të mbrohen prej dhunimit të kësaj kontrate. Mundësitë e tyre për të marrë një avokat të mirë, janë zero. Mundësia e tyre për të jetuar 1 vit pa punë me të ardhurat e një jetë të tërë, është zero. Muajin e parë pa punë, ata vdesin. Ata nuk kanë kursime, kanë vetëm ushqime me listë.
Ka një kod pune që u siguron të drejta, por nuk ka asnjë njeri që të ketë dëshirën të respektojë kodin. Institucionet që duhet të mbikëqyrin zbatimin e kodit të punës janë të korruptuara, inspektimet e tyre janë inspektime për të zhvatur para, jo për të mbrojtur punëtorët.
Media që do duhej ta pasqyronte abuzimin është e painteresuar. Klasa punëtore nuk e shet gazetën apo nuk sjell sponsorë. Madje, në media vetë, punëtorët janë shpesh me kontrata të pavlefshme e jo rrallë në të zezë. Parlamenti, është një parlament të pasurish, shpesh të pasuruar me djersën e papaguar të këtyre punëtorve dhe më së paku nuk ka asnjë interes në ta. Asnjë punëtor nuk do të arrijë të lobojë për mbrojtjen e tij. Kategoria e klasës punëtore nuk zë vend real në projektet politike, sepse, ata nuk janë qenie politike.
QENIA POLITIKE
Për t'i mbajtur proletarët të qetë, mjafton t'i hutosh pak me "reality show", dhe t'i bindësh që aty e kanë vendin e aq meritojnë. Mjafton një telenovelë në darkë, e një kothere në mëngjes. Në shtëpitë e tyre ka përherë një TV edhe kur çatia pikon, edhe kur nuk kanë as krevat për të fjetur.
Por, problemi është që mbajtja e tyre në errësirë sociale, i shndërron në kufoma politike, në qenie të paafta për të ndryshuar veten e tyre e shoqërinë përmes lëvizjesh politike. Madje më keq, në votues, gati për ta shitiur votën e tyre te oferta më e mirë. Dhe ofertat nuk mungojnë.
Dy janë kategoritë për të cilët nuk ka nevojë t'i përpunojë retorika politike, të varfërit në ekstrem, dhe të pasurit në ekstrem. Të parët, sepse janë qenie të privuara nga gjykimi politik, të dytët sepse diktojnë ata politikën, dhe jo politika ata.
Njerëzit që marrin ushqime me listë, nuk mundet e nuk kanë për të
qenë kurrë njerëz politikë, njerëz që ta përdorin votën e tyre për të ndryshuar këtë vend.
Ne, kemi nevojë për votën e tyre. Ne kemi nevojë që ata të punojnë bashkë me ne për ta përmirësuar këtë vend. Ne kemi nevojë, që ata të përmirësojnë jetën e tyre, dhe të lehtësojnë shoqërinë të ecë përpara.
Por, kjo është e pamundur, kur në sheshet tona të mjerimit ka akoma lumpen-proletariat.
LUMPEN-PROLETARIATI
Mjerimin e vërtetë të klasës punëtore e tregon qartë rritja e numrit të atyre që nuk kanë asgjë, nganjëherë as shtëpi, dhe që rrinë te Partizani i Panjohur ose te kthesa e Unazës duke pritur që dikush t'i marrë me makinë për një punë, çfarëdo.
Janë gati të bëjnë çdo gjë, kryesisht hamallëq e të rëndomta, të ngrejnë plaçka, të shembin një mur, të shkarkuar maune, për të marrë një copë lek. Aq sa t'i japësh. Po i dhe dhe një copë bukë gjatë punës, ta dinë për nder. Po nuk u dhe, do përpiqen ta mbarojnë punën pa u rënë të fikët.
Lumpenproletariati, janë ata që nuk i mbron askush. Janë ata që po u dogj nesër Shqipëria (ne kemi qëlluar qejflinj të mëdhenj djegiesh) ata do jenë të parët, sepse kushtojnë lirë, dhe sepse nuk kanë asgjë. Mjafton tu japësh një çakmak.
VDEKJA E SINDIKALIZMIT
Teorikisht, ata duhet të ishin të mbrojtur. Me ligj, për ta lufton sindikata. Por, shpirti i sindikalizmit te ne ka vdekur dhe duket se tani është tepër vonë për ta ringjallur. Proceset që faktorizuan sindikatat në Perëndim, ka gjasa të mos nisin kurr te ne.
Sindikatat janë një organizëm i dekompozuar tashmë. Të paafta për të zgjidhur çfarëdo problemi të punëtorëve të tyre, të paafta për të mobilizuar më shumës e 30 vetë në shesh.
Jo rrallë, (dhe shembujt konkretë arrijnë të penetrojnë herë pas here në media) sindikata bashkëpunon me pronarët për tua futur punëtorëve.
Sindikalizmi shqiptar, thuajse inekzistent në kohë të Zogut, edhe aq, u shkatërruar gjatë kohës së komunizmit kur lëvizja punëtore u shndrrua në mbajtëse lulesh e pozim për pikturat e Sali Shijakut.
Jo vetëm klasa punëtore ka nevojë për një jetë të re sindikaliste. Edhe punëtorët më të kualifikuar, ata që punojnë në administratë ose në organizma privatë, duhet të rindërtojnë sindikalizmin e vet, për të mbrojtur veten. Edhe pse, prespektiva duket e zymtë. Pa traditë, pa shpirt sindikalist, pa njohuri, pa guxim, pa shpresë, sindikalizmi duket sikur nuk do zërë dot vend në këtë vend.
NIKOLLAJ OSTROVSKI
"Si u kalit çeliku" është një bestseller sovjetik, autobiografia e shkrimtarit Ostrovski, që tregon ndërgjegjësimin e një punëtori të varfër derisa ai arrin të ndryshojë vetërealizimin e vet politik e më pas, botën e vet. Jashtë kontekstit politik të librit, më duket sikur punëtori shqiptar duhet ta fillojë nga e para, njësoj si motoristi Pavël në Rusinë e carëve. Kapitalizmi primitiv shqiptar i mbështetur nga politika nuk le rrugë tjetër.
Ose, duhet luftuar për ta. Duhet hapur një debat i gjerë publik për të sjellë në dritë një realitet që duhet ndryshuar me doemos.
SKLLEVËRIT MODERNË
"Ndjeva turp kur pashë rrobat e mia të ngrohta pranë një njeriu të zhveshur, që po dridhej nga të ftohtit në një natë dimri. Dënova shoqërinë njerëzore, premtova."
Kështu shkruante Qemal Stafa i ri e idealist në një hartim.
Klasa e pasur e këtij vendi, po kërkon t'ia heqë emrin e tij Stadiumit, sepse i bezdis. I bezdis, sepse u kujton një idealizëm që ata e kanë vrarë me VKM-të, me mediat e blera, me zarfet për gjyqtarët, me kapitalistët gangesterë dhe me kostumet e tyre firmato.
Për ta, idealizmi duhet zhdukur dhe klasa punëtore nuk ekziston.
Por, proletarët janë. Ndërsa ne shohim Big Brother, ata janë duke e ndërtuar këtë vend nëpër skela, miniera e fabrika. Po e ndërtojnë, si skllevër.

Subscribe to:
Posts (Atom)